Të enjten fillon skriningu për Maqedoninë, në fokus lufta kundër korrupsionit
Administrata, gjyqësori, prokurimet publik dhe kontrolli financiar janë disa nga fushat që do të jenë të parat në tavolinën e bisedimeve midis ekspertëve vendas dhe të BE-së.
Të enjten nis skriningu shpjegues, përmes analizës së harmonizimit të legjislacionit vendor dhe atij të BE-së, në grupin e parë – vlerat themelore.
Ekipet nga të dyja palët pritet ta përfundojnë punën me shpejtësi, sepse ky lloj skriningu shpjegues është bërë edhe në vitin 2019, kur vendi ishte në prag të fillimit të negociatave, dhe tani mbetet të rishikohen ndryshimet në legjislacionet të cilat në ndërkohë kanë hyrë në fuqi.
Të mërkurën nga Brukseli arrijnë anëtarët e COELA – Grupit të Punës për Zgjerim dhe Negociatat e Anëtarësimit.
“Kjo është vizita e parë e punës e COELA-s në vend, e cila është rezultat i hapjes së negociatave për anëtarësim në BE në korrik 2022… Vizita përfshin takime me përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera të përfshira të ashtuquajturin “Klasteri 1” i negociatave të anëtarësimit në BE”, njoftojnë nga Misioni i BE-së në Shkup.
Pas ndryshimit të metodologjisë, me kërkesë të Francës, fokus i rëndësishëm do të vendoset në luftën kundër korrupsionit.
Përfaqësuesit e Komisionit Kundër Korrupsionit do të udhëtojnë shpesh në linjën Shkup-Bruksel, ndërsa sipas informacioneve për këtë klaster të parë do të dëgjohet edhe mendimi i tyre, ndër të tjera, edhe për Ligjin e Informatorëve.
Për të negociuar në mënyrë efektive, ndihma e ekspertëve për autoritetet vendase ishte njoftuar më parë zyrtarisht nga Kroacia, Bullgaria dhe Republika Çeke. Njoftimi i fundit i tillë erdhi nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në takimin me kryeministrin Kovaçevski në Athinë.
“Ai vuri në dispozicion kapacitetet me të cilat disponon Greqia në fushën e integrimit evropian, duke qenë se ata janë një nga anëtarët më të vjetër të Bashkimit dhe sigurisht çdo ndihmë e ekspertëve që është në dispozicion, veçanërisht në rajon, do të mirëpritet nga ekipi ynë negociator dhe institucionet tona”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – kryetar i Qeverisë.
Shkupi pret që skriningu të përfundojë në një kohë rekord krahasuar me vendet e mëparshme negociuese dhe Maqedonia e Veriut t’i përfundojë negociatat deri në vitin 2030 dhe të jetë në zgjerimin e parë të ardhshëm të Unionit./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzën: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?