LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi 16-vjeçarin, duke mos e ditur se ishte kampion i shumëfishtë në Jiu-Jitsu – e pëson keq anglezi

Sulmoi 16-vjeçarin, duke mos e ditur se ishte kampion i shumëfishtë në Jiu-Jitsu – e pëson keq anglezi

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja e sulmit ndaj një nxënësi në West Yorkshire të Anglisë.

Ajo çfarë e dallon këtë sulm nga tjerët, është që viktima në fakt është kampion i sporteve luftarake, transmeton Telegrafi.


Stuart Briggs, 35-vjeç, pranoi se sulmoi nxënësin Alex Williams, 16-vjeç, derisa po qëndronte i ulur së bashku me një shok.

Por sulmuesi as që e kishte ditur se nxënësin që e sulmoi, në fakt është një kampion bote në Jiu-Jitsu.

Briggs në sallën e gjyqit pranoi fajin për sulm dhe shkaktim të lëndimit trupor të Williaimsit.

Madje ai ia kishte kafshuar një copë të veshit nxënësit, të cilit kishte filluar t’i bërtasë dhe kërcënojë me fjalët: “do ta thyej kokën, do të theri në rrugë”.

Ajo çfarë Briggs nuk e kishte ditur që i riu ishte kampion i shumëfishtë i Jiu-Jitsu braziliane. Në video shihet se si Briggs i afrohet adoleshentit që qëndronte ulur me mikun dhe tenton ta rrëzojë.

Por Williams menjëherë merr pozicionin mbrojtës, ngrit burrin në ajër dhe më pas e përplas për tokë.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, sulmuesi nuk heq dorë dhe sërish e sulmon, por Williams iu kundërpërgjigj edhe kësaj radhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori