LAJMI I FUNDIT:

Pse ndeshja Juventus – Salernitana nuk mund të riluhet

Pse ndeshja Juventus – Salernitana nuk mund të riluhet

Rregullat e IFAB thonë se një ndeshje ‘nuk zhvlerësohet për shkak të vendimeve të gabuara që përfshijnë edhe VAR-in’, kështu që ndeshja Juventus – Salernitana nuk mund të riluahet pavarësisht se goli i fitores së Bianconerëve u anulua gabimisht.

Bianconerët janë tërbuar me gjyqtarët dhe VAR-in pas barazimit 2-2 kundër Salernitanas në “Allianz Stadium”.


Ata kishin rikuperuar rezultatin pasi ishin duke humbur 2-0, por në fund panë që një gol i fitores nga Arek Milik të anulohej për pozicion jashtë loje të Leonardo Bonuccit.

Mbrojtësi dukej i përfshirë në lojë aktive, por u mbajt në lojë nga Antonio Candreva, i cili nuk u vu re nga VAR në këndin e poshtëm të majtë.

Sipas Sky Sport Italia, Candreva ishte më afër vijës fundore se çdo lojtar tjetër, kështu që ai po mbante Bonuccin brenda lojës.

Tifozët e Juventusit janë tërbuar në rrjetet sociale dhe disa shpresonin se ndeshja mund të riluhet për shkak të gabimit të VAR.

Megjithatë, protokolli thotë qartë se një gabim nga gjyqtari që është video asistent nuk çon në anulimin e një loje në asnjë rrethanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori