OBRM-PDUKM thotë se Qeveria përgatit plan për refuzimin e iniciativës për referendum
Nisma për referendum e parashtruar nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së në Kuvend pritet të marrë epilog gjatë kësaj jave, pasi që të pranohet nga kryetari i shtëpisë ligjvënëse, Talat Xhaferi. Gjatë fundjavës së shkuar nuk munguan “akuzat” rreth nismës për referendum mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM opozitare e akuzojnë pushtetin se po përgatitë plan për hedhje poshtë të nismës për referendum, përderisa LSDM në pushtet thekson se nisma për referendum e Hristian Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase, i bën dëm identitetit, ndërkaq është e kahëzuar drejtpërdrejtë kundër eurointegrimit të shtetit.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Mickoski, dje në Kavadar deklaroi se nëse janë të sakta shkrimet në të cilat thuhet se pushteti po përgatitet për hedhje poshtë të nismës për referendum për anulim të marrëveshjes me Bullgarinë, të cilën OBRM-PDUKM e parashtroi në Kuvend, “atëherë do të konfirmohet se tek LSDM dhe BDI po sundon frika nga vullneti i popullit”.
Megjithatë, ai shfaqi shpresë se bëhet fjalë për spekulime dhe se duhet t’i lihet kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, të japë dritë të gjelbër për nismën pas çka do të fillohet me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve të nevojshme për të shkuar në referendum.
Nga LSDM, ndërkaq, thonë se nisma për referendum e Hristian Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase, e dëmton identitetin, ndërkaq është e kahëzuar drejtpërdrejtë kundër eurointegrimit të shtetit.
Nga LSDM dje theksuan se grupi i deputetëve të LSDM-së si edhe çdoherë në vitet e shkuara, do të veprojë në mënyrë shtetformuese, ndërsa qëndrimin do ta kumtojë pasi që nisma të vihet para deputetëve.
Partitë shqiptare, janë kundër referendumit, sepse sipas tyre, ai do ta ngadalësojë procesin eurointegrues.
Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të respektohet dhe të zbatohet, njëjtë si edhe Marrëveshja e Ohrit dhe jo e Prespës.
Nisma është parashtruar për Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së të premten zyrtarisht e parashtroi Nismën për fillim të procedurës për konstatim të rregullshmërisë së Nismës për grumbulli të nënshkrimeve të qytetarëve për fillim të referendumit. Koordinuesi i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski atëherë deklaroi se kanë mbledhur mbi 650 nënshkrime për jo më shumë se gjysmë ore.
I pyetur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm nëse kryetari i Kuvendit e shpallë nismën si jo të rregullt, ai u përgjigj se kanë pasur kujdes me vetë pyetjen dhe si do të jetë e shkruar juridikisht-formalisht dhe t’i parashtrohet Kuvendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari
Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake