LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton ndaj Ballkanit në derbin e javës në Albi Mall Superligë

Drita fiton ndaj Ballkanit në derbin e javës në Albi Mall Superligë

Drita ka fituar si mysafir i Ballkanit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Ballkani si vendas kishte vendosur të bëjë shumë ndryshime.

Trajneri Ilir Daja kishte vendosur të pushonte tetë lojtarë nga formacioni bazë pas ndeshjes me Cluj, pasi edhe në mesjavë do të luajnë, kësaj radhe si mysafir i Slavia Pragë në Ligën e Konferencës.


Kjo i konvenoi Dritës duke i ditur cilësitë e kësaj të fundit, duke filluar që në start në sulm.

Blend Baftiu dhe Marko Simonovski humbën raste të mira, para se të vinte goli i parë në ndeshje.

Zhvillohej minuta e 31-të, kur Almir Ajzeraj asistoi te Simonovski që godet me të parë nga brenda zonës për të shënuar për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa e dyta ishte edhe më e mirë. Drita fitoi penallti në minutën e 59-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Besnik Krasniqi për 2-0.

Ilir Daja futi në lojë në pjesën e dytë disa nga lojtarët kryesor, ndërsa rast të mirë për gol kishin Albin Berisha dhe Ermal Krasniqi, por në të dyja rastet Faton Maloku ishte në vend.

Drita me kët fitore njitet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Ballkani ka 9 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori