LAJMI I FUNDIT:

Roma do të tentoj transferimin e Frattesit në janar

Roma do të tentoj transferimin e Frattesit në janar

Davide Frattesi ka qenë objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës gjatë afatit kalimtar veror.

Giallorosët e kërkuan me çdo kusht Frattesin, por në fund nuk gjetën marrëveshje me Sassuolon për transferimin e tij.


Sassuolo insistonte të fitonte 35 milionë euro nga shitja e mesfushorit italian, shumë që u konsiderua e lartë nga Roma që mban 30 për qind të kartonit të lojtarit.

Megjithatë mediat italiane kanë raportuar se Roma do të rikthehet në janar për të nënshkruar me italianin.

Drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto ditë më parë pranoi se Frattesi është njëri nga më të mirët në Itali dhe e do në skuadrën e tij.

“Frattesi është lojtari im i preferuar në Serie A jashtë Romës. Ai është një futbollist i madh, do të jetë nga më të mirët në Serie A dhe te Kombëtarja e Italisë”, deklaroi Pinto disa ditë më parë.

22-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2026, derisa është produkt i akademisë së Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori