LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike, i gjenden dy qese të vogla me kokainë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike, i gjenden dy qese të vogla me kokainë
Foto: Ilustrim

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, pasi kanë pranuar një informatë se një person dyshohet se posedon lëndë narkotike, kanë njoftuar prokurorin dhe kanë filluar hetimet.

Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një telefon.


Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet të fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale.

Në konsultim me prokurorin iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. I dyshuari intervistohet dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori