LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Dortmund, Kehl zbulon një realitet të hidhur për Haalandin: Ai u bë barrë për dhomën e zhveshjes, flitej vetëm për të

Drejtori sportiv i Dortmund, Kehl zbulon një realitet të hidhur për Haalandin: Ai u bë barrë për dhomën e zhveshjes, flitej vetëm për të

Një nga transferimet më të mëdha të këtij afati kalimtar ishte kalimi i sulmuesit Erling Haaland në Manchester City për një shifër prej 60 milionë euro.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka shënuar tashmë 10 gola në vetëm gjashtë paraqitje në Ligën Premier dhe është në rrugë të mirë për të krijuar trashëgiminë e tij në Angli, veçanërisht nëse vazhdon me këtë përqindje golash.

Drejtori sportiv i klubit të tij, Sebastian Kehl, ka diskutuar ndikimin që lojtari kishte në Dortmund dhe sesi ai u detyrua të shiste yllin pasi ai u shpërqendrua në dhomën e zhveshjes.


“Në fund, çështja e Haaland u bë një detyrim në dhomën e zhveshjes”.

“Aq sa e donim Haalandin në fund ai u bë barrë për dhomën e zhveshjes, klubin dhe gjithë ambientin. Ai ishte bërë temë e të gjitha bisedave”.

“Jashtë klubit, pothuajse gjithçka ishte e fokusuar ekskluzivisht tek ai. Në fund, koha e transferimit ishte e duhur për të dyja palët. Dhe ne jemi të gjithë të lumtur për Erling që ai vazhdon të jetë i suksesshëm”, ka thënë Kehl për Sport Bild.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund gjithashtu pranoi se do të kishte dashur që Haaland të qëndronte dhe se si lojtari ishte një person shembullor dhe profesionist.

“Ne e dinim se çfarë lloj lojtari do të humbnim dhe se ai gjithashtu do të bënte ndryshimin në Manchester City”, ka deklaruar Kehl .

Përveç golave të tij në Ligën Premier, Haaland hapi llogarinë edhe në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola në fitoren e fundit të Man Cityt ndaj Sevillas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë

San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë

Përfaqësueset
Kalo në kategori