LAJMI I FUNDIT:

Mourinho thotë se Roma nuk e meritoi humbjen në Bullgari

Mourinho thotë se Roma nuk e meritoi humbjen në Bullgari

Roma ka pësuar humbjen e parë në Evropë dhe të dytën radhazi, pasi në fundjavën e kaluar u mposht edhe në kampionat.

Pas disfatës 4-0 nga Udinese, Giallorosët pësuan humbje edhe nga udhëtimi në Bullgari te Ludogorets edhe pse kishte shumë mungesa.

Pas kësaj ndeshje ka folur trajneri i Romës, Jose Mourinho duke thënë se rezultati i të enjtes është gënjeshtër pasi nuk e meritonin të humbnin.

“Rezultati me Ludogorets është një gënjeshtërt. Nuk kemi bërë një ndeshje fantatistike, por nëse nuk fitonim dot, të paktën të mos humbnim. Ditët e fundit gjithçka ka shkuar kundër nesh, por falë Zotit janë edhe pesë ndeshje të tjera në grup”, tha fillimisht Mourinho.

“Të fitosh ndeshjen e parë është gjithmonë e rëndësishme, për le të shohim përpara. Në ndeshjen e radhës në shtëpi duam të marrim tre pikët”, shtoi Jose Mourinho..

Ai u pyet për golat e pësuar, por ka hezituar të flas vetëm për një repart për ekipin e tij.

“Nuk më pëlqen të flas vetëm për repartin e mbrojtjes, është i gjithë ekipi që sulmon apo mbron. Goli i dytë erdhi si pasojë e emocioneve, pasi donim të rrezikonim për të fituar”, u shpreh trajneri i Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Ligat tjera
“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Premier League
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Boks
Kalo në kategori