LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë nuk besojnë se do të ketë drejtësi për rastin e Spitalit Modular: Gjykatat janë të korruptuara

Qytetarët e Maqedonisë nuk besojnë se do të ketë drejtësi për rastin e Spitalit Modular: Gjykatat janë të korruptuara

Sot bëhet një vit nga zjarri tragjik në Spitalin Modular në Tetovë. Në zjarrin vdekjeprurës që kaploi spitalin për pacientët me covid në Tetovë humbën jetën 14 persona tetë gra dhe gjashtë burra të moshës 29 deri 78 vjeç.

2 pacientë të tjerë mrekullisht shpëtuan, bashkë me dy mjekë dhe katër infermiere.

Para disa ditësh ka nisur edhe gjykimi për këtë lëndë, ndërsa Telegrafi Maqedoni ka pyetur qytetarët nëse besojnë në gjykim të drejtë.


Ata thonë se nuk i besojnë drejtësisë në RMV, pasi besojnë se është e ndikuar nga politika.

Sot bëhet një vit nga zjarri tragjik në Spitalin Modular të Tetovës
Lexo po ashtu Sot bëhet një vit nga zjarri tragjik në Spitalin Modular të Tetovës

“Unë e di një gjë, nëse s’ka drejtësi në këtë botë, ka drejtësi atje lart. Gjykatat sjanë efektive. Nuk ka sistem, nuk funksionon shteti siç duhet”, tha një qytetar.

“Nuk besoj se do të ketë drejtësi. Çdo herë viktima është fajtor. T’i djegësh njerëzit e gjallë dhe të mos përgjigjes … Në fund do të dalë se fajtorë ka qenë elektricisti. Nuk besoj se do të ketë drejtësi, por edhe me pas drejtësi, njerëzit vdiqën. Gjykatët nuk janë të pavarura”, tha një qytetar tjetër.

“Drejtësi nuk ka, shpresojmë se do të ketë drejtësi, por vetëm i madhi Zot e di. Për drejtësi është problem këtu. Gjykatat janë të korruptuara të gjitha, e them me plot bindje. Kemi pasur plot raste dhe e dijmë, i mbrojnë interesat e veta”, tha një tjetër.

“Nuk besoj se do të ketë drejtësi. Nuk funksionon drejtësia. Nuk besoj që gjykatat nuk janë të besueshme, pasi partitë politike nuk i lënë të punojnë si duhet”, tha një tjetër.

Ndryshe, pas tragjedisë, dy drejtorët e spitalit në Tetovë, Florin Besimi dhe Artan Etemi dhanë dorëheqje nga postet e tyre. Të njejtën gjë më pas e bënë edhe ministri i Shëndetësisë dhe zëvendësi i tij Venko Filipçe dhe Ilir Hasani, dorëheqjet e të cilëve nuk u pranuan nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev. Kompetentët gjatë gjithë kohës pas tragjedisë deklaronin se spitali modular ka qenë i ndërtuar sipas të gjitha standardeve.

Pas hetimit disa mujor, Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, më 27 korrik 2022, ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër tre personave fizik dhe një personi juridik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori