Saranda Keqekolla, ish-mbrojtëse e viktimave, ka thënë se nëse një vajzë shkon te psikologu i shkollës dhe flet për rast abuzimi apo dhunimi, rrezikon t’i zbulohet identiteti.
Ajo potencoi se në rastin ku një prind rrëfen tentim-dhunimin ndaj vajzës së tij të mitur, një muaj paraburgim është pak.
“Në rastin konkret shoh shumë mungesa të funksionimit, së pari ruajtjen e identitetit të vajzës, nëse një vajzë shkon çdo ditë te psikologu i shkollës, automatikisht do zbulohet identiteti i saj edhe ajo ka me u përball me bullizëm dhe vështirësi të tjera”, tha Keqekolla, në emisionin “Kallxo Përnime”.
“Arsyeja kryesore pse një personi të dyshimtë i caktohet paraburgimi është dyshimi i bazuar se e ka kryer veprën penale, rreziku i përsëritjes së veprës dhe rreziku në ndikim të hetimeve’- shtoi ajo.
Sipas saj, në rastin konkret si dhunim në tentativë, është pak shokuese sepse në rastin ku janë vepra ndaj të miturit por, edhe nëse viktima është e moshës madhore, një muaj paraburgim është shumë pak.
Ajo shtoi se sa ka qenë pjesë e Prokurorisë së Shtetit, palës së dëmtuar nuk i është dërguar vendimi nëse i dyshuari është liruar nga paraburgimi.
“Sa kam qenë pjesë e Prokurorisë së Shtetit, si mbrojtëse e viktimave as neve Prokuroria e Gjykata nuk na kanë dërguar vendim nëse janë liruar të dyshuarit, është një anomali që palës së dëmtuar nuk i dërgohet vendimi nëse i është ndërprerë paraburgimi të dyshimtit dhe kjo do duhej bërë, viktima të jetë e njoftuar”, shtoi ajo.
Keqekolla madje rrëfeu edhe një rast përdhunimi ku e mitura kishte ngelur shtatzënë.
“Në praktikën time kam mbrojtur raste shumë të rënda, ka qenë një rast kur një 13 vjeçare është dhunuar nga fqinji 86 vjeç, vajza ka mbetë shtatëzënë dhe e kanë detyru me abortu në muajin e katërt. Pas analizës së fetusit ka dal që babai biologjik ka qenë 86 vjeçari i cili është dënu me 6 vite burg, pas tre viteve në vuajtje të dënimit, i njëjti ka vdekur”, potencoi Keqekolla.
“Për këtë viktimë kam realizuar edhe kompensim nga fondi për kompensim të viktimave të krimit dhe kam bërë padi për kompensim dëmi në procedurë civile me propozim për masë të sigurisë sepse kam qenë e vetëdijshme që plaku ka qenë 86 vjeç dhe në momentin që vdes pasuria do trashëgohet tek fëmijët e tij. Masa e sigurisë më është refuzuar nga gjykata”, deklaroi me tej ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'