LAJMI I FUNDIT:

Pogba komunikon me fansat pas operimit

Pogba komunikon me fansat pas operimit

Paul Pogba ka komunikuar me fansat e tij nëpërmjet rrjeteve sociale një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, për shkak të dëmtimit të meniskut.

Ai ka shpërndarë një video në llogarinë e tij për të falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.


Gjithashtu ka dashur të qetësojë ndjekësit për gjendjen e tij mendore, duke marrë parasysh periudhën e gjatë të pasivitetit dhe ngjarjet familjare që e kanë prekur javët e fundit:

“Jam mirë, shihemi së shpejti!”. Më pas ka treguar edhe gjurin e operuar: “Forca, forca, forca”, janë fjalët e tij.

Pogba do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të debutojë me fanellën e Juventusit para janarit.

Dëshira e tij e madhe është të grumbullohet nga Deschamps për Botërorin “Katar 2022”, por duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër në dispozicion, rrezikon seriozisht edhe këtë event.