Një paralajmërim i bërë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se do të denoncojë në Policinë e Kosovës një qytetar për shkak të një statusi në Facebook, ka ngjallur reagime të shumta.
Qytetari nga Istogu, Korab Blakaj, ka shkruar me satirë një status duke ironizuar me një shkrim të mëparshëm në Facebook të ministres Haxhiu.
“Në vitin 2000, në moshën 14-vjeçare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm. Prokuroria i ka lënë të lira, sot e asaj dite enden duke kërkuar viktimat fatkeqe të radhës. Postimin e bëj publik me leje të ministres Albulena Haxhiu”, ishte postimi i Blakajt, shkruan Telegrafi.
Pak orë para këtij statusi, ministrja Haxhiu kishte njoftuar përmes llogarisë së saj në Facebook se një qytetar ka shkuar në Ministrinë e Drejtësisë për t’u ankuar se si vajza e saj 14-vjeçare është tentuar të dhunohet vitin e kaluar nga një person i cili ende gjendet në liri.
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë! *Postimi më lartë është bërë me lejen e prindit”, kishte shkruar ajo.
E pas postimit satirik të qytetarit nga Istogu, i cili pasoi shkrimin e saj, ka reaguar sërish ministrja duke njoftuar se rastin do ta paraqes në polici.
“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”, ka shkruar Haxhiu.
Por, veprimin e ministres po e kundërshtojnë njohësit e ligjit, të cilët thonë se statusi i qytetarit në fjalë nuk ka të bëjë me vepër penale.
“Statusi po tingëllon rëndë, shumë rëndë, po nuk është vepër penale. Korabi ka bërë satirë, tallje, humor. Nuk po më pëlqen as mua, por Korabit nuk mundemi me ia ndalë lirinë e shprehjes. Revista javore satirike Charlie Hebdo, e ka satirën edhe më të rëndë, por nuk i bëjnë kallëzime penale”, ka shkruar në Facebook, avokati Arianit Koci.
Ndërsa avokati tjetër, Besnik Berisha, ka thënë se raste të tilla nuk ndodhin në vende demokratike, ku ligji e përcakton se çfarë përbën vepër penale.
“Padijenia s’paska kufi! Me ndjek penalisht dikë për këtë koment?!! Kjo s’bën vaki as në Bangladesh e Kore Veriore, e lëre me në një vend demokratik ku vepra penale është e përcaktuar me ligj e jo me maliq. Profesorët i kanë fajet, definitivisht!”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Madje, ai ka shpresuar që Policia nuk do ta ftojë Blakajn për intervistim, sepse nëse një gjë e tillë ndodhë, sipas tij është krim.
“Po shpresoj se në polici se paku do ketë një jurist që e din se çka përbën vepër penale e çka jo, e nuk do e marrë mundin as të ftojë personin për intervistim sepse atëherë vërtet do bënin krim. Edhe Ministria e Drejtësisë do ishte mirë me e ditë se çka përbën vepër penale sepse Kodi Penal nga aty ka dalë.”
“Edhe Ministria e Drejtësisë do ishte mirë me e ditë se çka përbën vepër penale sepse Kodi Penal nga aty ka dalë, Lexoni!”, ka shtuar Berisha.
Pas këtyre kritikave ka reaguar sërish Haxhiu, e cila ka thënë se pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me krimet, nuk dallojnë dhe aq.
“Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker