Massimiliano Allegri ka folur para përballjes që skuadra e tij Juventus e zhvillon përballë PSG-së.
Dy gjigantët evropianë ndodhen në Grupin F të Ligës së Kampionëve, ku përballja e tyre e parë në grup do të zhvillohet në Parc de Princes.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para kësaj ndeshje, duke thënë se kanë përballë njërën nga skuadrat më të forta në Evropë.
“Kemi përballë një kundërshtar që është ndër më të fortët në Evropë. PSG-ja është favoriti kryesor për të fituar turneun këtë vit”.
“Në sfidën e nesërme kemi punuar për të nxjerr një lojë të bukur. Besoj se do të luajmë një lojë të shkëlqyer nga pikëpamja teknike dhe në fund të marrim diçka shume pozitive”, tha Allegri që foli edhe për gjendjen e Paul Pogbas.
“Pogba sot në mëngjes ai u stërvit për herë të dytë dhe u ndal pas shqetësimeve që kishte. Vendosi t’i nënshtrohet një operacioni dhe periudha e rikthimit do të jetë në janar”.
“Paredes dhe Di Maria janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, do të na japin shumë. Në këto momente nuk doja të rrezikoja Angel Di Maria, pasi na presin shumë ndeshje të rëndësishme përgjatë këtij sezoni”.
“Nesër fillon Championsi, duhen 10 pikë për të kaluar grupin. Nuk e di nëse do të jenë tre pikë nesër apo ndeshjen e ardhshme, duhen gjithmonë 10 pikë për tu kualifikuar”, ka thënë mes të tjerash Allegri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë
Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh