LAJMI I FUNDIT:

Kur mund të pensionohet Wilder nga boksi

Kur mund të pensionohet Wilder nga boksi

Deontay Wilder ka njoftuar se tani ka vendosur një afat kohor të saktë se kur do të tërhiqet nga boksi.

Ish-kampioni i peshave të rënda të WBC aktualisht po përgatitet për rikthimin e tij pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Tyson Fury.


Wilder ka konfirmuar se lufta e tij për rikthim do të zhvillohet më 15 tetor.

Pas fitores së Ruiz ndaj Ortiz - Wilder u fut në ring dhe kërkoi luftën me meksikano-amerikanin
Lexo po ashtu Pas fitores së Ruiz ndaj Ortiz - Wilder u fut në ring dhe kërkoi luftën me meksikano-amerikanin

Ai në këtë garë do të përballet me veteranin finlandez Robert Helenius. Pas kësaj, luftime të mëdha e presin kundër boksierëve si Oleksandr Usyk, Anthony Joshua dhe Andy Ruiz.

Të dielën mbrëma, Wilder mori pjesë në këtë luftë për të mbështetur ish-armikun e tij Ortiz.

Ai më parë ngacmoi se mund të takonte fituesin, edhe nëse kjo do të çonte në një luftë trilogjike me njeriun të cilin më parë e kishte nokautuar dy herë.

Menjëherë pas fitores me Ortiz, Andy Ruiz i shpalli luftë Wilderit
Lexo po ashtu Menjëherë pas fitores me Ortiz, Andy Ruiz i shpalli luftë Wilderit

Para ngjarjes kryesore, Wilder u shfaq në transmetimin e “FOX Sports PPV” dhe dha një intervistë për të parë paraprakisht luftën e Helenius.

Pikërisht në këtë pikë ai konfirmoi se do të tërhiqet nga sporti në një të ardhme jo shumë të largët.

Wilder tha në transmetimin e FOX PPV: “Mund t’ju them tani deri në fund të (moshës) 40-vjeçare, do të dal në pension”.

Wilder duket më në formë se asnjëherë më parë në pamjet e shfaqura nga trajneri i tij
Lexo po ashtu Wilder duket më në formë se asnjëherë më parë në pamjet e shfaqura nga trajneri i tij

“Më kanë mbetur edhe tre vjet”.

Wilder aktualisht është 36 vjeç, por muajin tjetër do të mbushë 37 vite, vetëm një javë pasi do të përballet me Helenius.

Ora po afron në karrierën e tij në boks dhe ai pa dyshim do të dëshirojë të përfitojë sa më shumë nga tre vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori