LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi i cili sot kërkoi llogari nga Jasharaj, ditë më parë kishte akuzuar SBASHK-un se po i dëmton fëmijët përmes grevave

Gjyshi i cili sot kërkoi llogari nga Jasharaj, ditë më parë kishte akuzuar SBASHK-un se po i dëmton fëmijët përmes grevave

Vizita e sotme e këshillit grevist të SBAShK-ut dhe atij të BSPK-së në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali” është përcjellë me tensione.

Qytetari Musli Rexhepi, mbesat e të cilit vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka tentuar ta pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën në arsim.

E pak ditë më parë ishte pikërisht ky qytetar i cili në një prononcim për Telegrafin ishte shprehur se e konsideron turp këtë që po iu bëhet fëmijëve.


Tensionohet situata në 'Ismail Qemali', një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut
Lexo po ashtu Tensionohet situata në 'Ismail Qemali', një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut

“Unë si gjysh këtë grevë e shoh si shumë armiqësore ndaj Sindikatës së Arsimit por edhe një pjesë ndaj Qeverisë, të dyja bashkë janë dukë i dëmtuar fëmijët tanë. Kjo është një trup prej tyre sidomos prej SBASHK-ut”, kishte deklaruar Rexhepi.

Ndryshe gjatë takimit të sotëm në shkollën fillore “Ismail Qemali”, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se presidentja ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bind qeverinë që të ulet të bisedojë me sindikalistët.

Ndërsa tha se 50 eurot, e ofruara nga Qeveria në pakon e re prezantuar të shtunën, është një shumë që nuk ju duhet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori