LAJMI I FUNDIT:

Tensionohet situata në ‘Ismail Qemali’, një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut

Tensionohet situata në ‘Ismail Qemali’, një qytetar tenton ta pengoj ekipin e SBASHK-ut

Një pjesë e Këshillit Qendror Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së kanë vizituar shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Ku pas një debati të ashpër ndërmjet mësimdhënëseve, një qytetar ka tentuar ta pengojë ekipin e SHBASHK-ut.


Gjatë takimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se presidentja ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bind qeverinë që të ulet të bisedojë me sindikalistët.

Ndërsa tha se 50 eurot, e ofruara nga Qeveria në pakon e re prezantuar të shtunën, është një shumë që nuk ju duhet.

Jasharaj tha se greva do të vazhdojë, derisa të realizohen kërkesat e tyre. Ndërkaq është shprehur optimist se gjërat do të lëvizin. /Telegrafi/