LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përplasja ndërinstitucionale për dhunimet, Ministria e Drejtësisë- Këshillit Prokurorial: S’do të heshtim ndaj performancës së dobët

Vazhdon përplasja ndërinstitucionale për dhunimet, Ministria e Drejtësisë- Këshillit Prokurorial: S’do të heshtim ndaj performancës së dobët

Replika e kundër replika mes Qeverisë dhe dikastereve të saj dhe Këshillit Prokurorial në lidhje me efikasitetin e institucioneve të drejtësisë për trajtimin e rasteve të dhunimeve të ndryshme seksuale.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar ndaj Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu po punojnë me agjenda politike, duke thënë se asnjëherë nuk do të heshtin ndaj performancës së dobët të gjyqësorit.

Në reagim thuhet se deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim i sistemit gjyqësor mbi mundësimin e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë në statistikat e gjyqësorit, duke kujtuar se pavarësia reflektohet në vendimmarrje dhe jo në numër final të gjeneruar nga vetë prokuroritë dhe gjykatat.


“Sistemi gjyqësor kundërshton këto statistika dhe pretendon në një realitet tjetër. Po kush mund ta dijë cilat janë statistikat e vërteta të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial? Strategjia për Sundimin e Ligjit ka paraparë nevojën dhe ka identifikuar veprimet që shpien te mundësimi i qasjes së Ministrisë së Drejtësisë në statistikat e gjyqësorit. Në këtë mënyrë, përveç qasjes në informacion të plasuar e në kohë reale, Ministrisë natyrisht, nuk do t’i lejohej veprim tjetër. Qasja është e domosdoshme për planifikim të politikave e në fund, hartim të ligjeve. Qasja në statistika nuk kërcënon pavarësinë e gjyqësorit”, thuhet në reagim.

KPK dhe Prokurori i Shtetit i reagojnë Kurtit e Haxhiut: Statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, mos bëni deklarata për konsum e agjendë politike
Lexo po ashtu KPK dhe Prokurori i Shtetit i reagojnë Kurtit e Haxhiut: Statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime, mos bëni deklarata për konsum e agjendë politike

Ministria e Drejtësisë kërkon një gjyqësor të pavarur dhe me veprim të bazuar në ligj, duke thënë se Qeveria dënon veprimet jo të ligjshme e të ndikuara të sistemit gjyqësor.

“Veprimet e pasqyruara në raportet e misioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile, që reflektohen në statistika të paraqitura sot gjatë konferencës për media, janë të shkruara dhe të hapura për publikun. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar ndaj reformës dhe ndryshimeve të domosdoshme në sistemin e drejtësisë, në raport me kërkesën e votuesve e nevojën e qytetarëve. Për këtë qëndrojmë të hapur ndaj bashkëpunimit ndër institucional por, assesi nuk do të heshtim ndaj rezultatit e performancës së dobët, që rezulton me veprime e reagime kërcënuese ndaj mirëqenies”, përfundon reagimi.

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, ka bërë që Qeveria e Kosovës konkretisht Ministria e Drejtësisë të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës dosjen për Vettingun.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bazuar në disa të dhëna rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.

Dhunimi i 11 vjeçares, Kurti: Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunimit
Lexo po ashtu Dhunimi i 11 vjeçares, Kurti: Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunimit

Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit kanë reaguar ndaj këtyre deklaratave.

KPK deklaratat e Kurtit dhe Haxhiut i kanë konsideruar “të pamatura e të paverifikuara, që po bëhen vetëm për konsum dhe agjendë politike”.

Në këtë reagim KPK thotë se statistikat zyrtare nuk hartohen me paragjykime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori