LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Vettingut shkon në Kuvend për miratim, Haxhiu: Reforma në drejtësi është e domosdoshme

Dosja e Vettingut shkon në Kuvend për miratim, Haxhiu: Reforma në drejtësi është e domosdoshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot do të dorëzojnë në Kuvend, dosjen për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Pas një pune intensive dhe konsultimeve me grupet parlamentare sot po e dorëzojmë në kuvend dosjen e dokumenteve të Vettingut dhe kjo dosje përfshinë: draftin për amendamentet kushtetuese për Vettingun, projektligjin për Vettingun, koncept-dokumentin për Vetting, dhe dokumentin shpjegues për procesin e Vettingut të hartuar nga MD-ja”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se fillimisht është punuar dhe miratuar në qeveri koncept-dokumenti për procesin e Vettingut i cili në fund të vitit të kaluar ishte dërguar në Komisionin  e Venecias.


“Në qershor pas një pune jo të lehtë kemi marrë dritën e gjelbër nga komisioni i Venecias për Vettingun. Në korrik dhe gusht amendamentet kushtetuese i kemi harmonizuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe tani po e dorëzojmë në Kuvend”, tha ministrja.

Ministrja shtoi se Vettingu do të mundësoj që në institucionet e drejtësisë të jenë ata që kanë integritet të lartë moral e profesional.

“Gjyqtarët dhe Prokurorët konsiderohet se kanë pagat më të larta në rajon, por për shkak të mosveprimeve ose veprimeve të tyre të gabuara, po humbim jetë grash, po dhunohen seksualisht të miturit, dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar. Reforma në sistemin e drejtësisë mundëson që në institucionet e drejtësisë të jenë ata që kanë integritet të lartë moral e profesional. Meqë sot po e dorëzojmë dosjen për Vettingun në Kuvend, i siguroj që Kuvendi do ta ketë mbështetjen e plotë nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori