LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, arrestohet personi që e mori me dhunë ish-bashkëshorten

Ferizaj, arrestohet personi që e mori me dhunë ish-bashkëshorten
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili sot ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe pasi demoluar orenditë, e ka marrë me dhunë 21-vjeçaren, ish bashkëshorten e tij.

Në komunikatë thuhet se Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 02.09.2022 rreth orës 21:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt është një rast, fillimisht i cilësuar “Shtrëngim , sulm dhe dëmtimit i pronës”

“Ankuesja N.A. e moshës 42 vjeçare ka raportuar në polici se personi V.N. i moshës 27 vjeçar, ish dhëndri i saj, kishte shkuar në shtëpinë e saj, fillimisht kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë e pastaj me forcë ka marr vajzën e ankueses M.A. e moshës 21 vjeçare, ish bashkëshorten e tij dhe kishte vazhduar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë, Transmeton Telegrafi.


“Në lidhje me këtë policia e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet”.

Me tej në njoftim thuhet se njësitet e Policisë Rajonale të Ferizajt të koordinuara, pas një pune intensive hetimore, sot rreth orës 12:00 kanë identifikuar të dyshuarin V.N  dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj,

Pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “dhunim, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori