Nadire Kurti, e cila është bërë e njohur kohët e fundit për shkak se vrau dhe e ndau trupin e bashkëshortit të saj në copa, për të humbur gjurmët ka treguar arsyet e saj, se për se e kreu krimin makabër. 68-vjeçarja e vrau burrin e saj Shefki Kurtin në një provincë të Rovigos, pasi sipas saj ai e keqtrajtonte prej kohësh.
Gruaja e cila në pamje duket e mjaft e brishtë, ka pranuar se e ka vrarë dhe e ka prerë në copa burrin e saj duke përdorur një sëpatë dhe thika të ndryshme kuzhine.
Ajo e pranoi krimin e saj në 18 gusht, por sipas informacioneve karabinierët tashmë ishin në dijeni të ngjarjes pasi ata përgjuan telefonin e djalit të çiftit dhe e dëgjuan gruan kur ajo ua pranoi krimin të afërmve në studion ligjore.
Rrëfimi i Nadire Kurtit u bë 12 ditë më parë, kur 68-vjeçarja tregoi se e vrau të shoqin pasi e keqtrajtonte.
“E vrava burrin tim sepse prej disa vitesh më rrihte çdo ditë. Më gjuante me grushta dhe më thoshte se duhet të ikja nga shtëpia, sepse donte ta shiste”, tha Nadirja. Ajo gjithashtu dyshonte se i shoqi e tradhtonte me një grua tjetër.
“E dëgjova të fliste me një shqiptare e cila i kërkoi 90 mijë euro”.
Sipas saj në ditët e fundit, para vrasjes sherret ishin shtuar dhe kishin shkuar deri te kërcënimet me thikë.
“Ai më tha se do më ndante copash. Më pas u largua për të fjetur në diskotekën të cilën e drejtonte më parë”, ka thënë ajo në dëshminë e saj.
Sipas hetuesve që po hetojnë për vrasjen, ngjarja ka ndodhur mes 21 dhe 22 gushtit.
“Atë ditë e vrava. I thashë të ikte me gruan tjetër, por ai më goditi dhe unë mora coptuesen e drurit. E godita njëherë, më pas e godita edhe disa herë të tjera deri sa ai vdiq.
Sipas gruas, vrasja do të ndodhte herët apo vonë në kulmin e ndonjë sherri.
“O do vdiste ai, o unë”.
Goditjen e parë burri e ka marrë në shpatull, më pas në qafë, e më pas ka marrë gjithë goditjet e tjera. Nadirja vendosi ta zhdukte trupin dhe duke e ditur se nuk mund ta nxirrte dot jashtë ajo vendosi ta bënte trupin në copa-copa.
“Me çarçafë e tërhoqa zvarrë deri te dushi…Përdora sëpatë kuzhine dhe thika të cilat prisnin mirë”. Sipas saj, thikat ishin mprehur nga i shoqi pak para vrasjes, dhe Shefkiu i kishte përdorur ato për ta kërcënuar.
Mënyra që Nadire Kurti ka përdorur për të mbuluar gjurmët e krimit të saj i ngjan vërtet një filmi horror. Ajo tregon se pasi e ndau burrin në copa të vogla, e futi në qese najloni dhe më pas në ngrirje.
“Më pas i futa copat në frigoriferin që ndodhet në korridorin e banesës sime”.
Ajo priti mesnatën në mënyrë që askush mos ta shikonte, morri copat e trupit të burrit të saj dhe i hodhi në kanal./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje