LAJMI I FUNDIT:

‘Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve’ – Granit Xhaka shpreh mbështetje për familjen dhe vajzën e dhunuar

‘Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve’ – Granit Xhaka shpreh mbështetje për familjen dhe vajzën e dhunuar
(Foto: Instagram/granitxhaka)

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka, është nga emrat e shumtë që kanë reaguar në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Përdhunimi në Prishtinë i ka prekur të gjithë duke nxitur reagime të shumta dhe protesta, me ç’rast është kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe mesfushori i Arsenalit, i cili rastin e ka lidhur edhe me luftën në Kosovës, duke thënë se para vitesh, vendi ynë përjetoi dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave.


(Foto: Instagram/granitxhaka)

Po ashtu, Xhaka e ndërlidhi rastin në fjalë me luftën e vitit 1999, duke thënë që para 23 vitesh, vendi ynë përjetoi dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirën. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura”.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

“Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di ma së miri se ça dhimbje është kur e prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”.

“Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Shpreh mbështetjen time të pakufishme për familjen dhe vajzën e dhunuar. Autorët të dënohen që mos të kemi më raste të tilla”, ka shkruara Graniti në Instagram. /Telegrafi/