Mijëra qytetarë, aktivistë, përfaqësues politikë, këngëtarë e fytyra tjera publike, kanë protestuar sot (e mërkurë) me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.
Në mesin e tyre ishte edhe Arbër Gumnishta, i njohur si DJ Dagz, i cili tregoi se është i tronditur nga ajo që ndodhi të shtunën në Prishtinë.
Në një prononcim për KosovaPress, ai thotë se përveç atyre që e kanë bërë këtë krim, duhet marrë masa edhe për të tjerët që i përkrahin të njëjtit.
“Është një rast që nuk duhet me ndodh prapë në vendin tonë. Një prej arsyeve që kam dal në këtë protestë është që përveç atyre pesë personave që e kanë bërë këtë krim, kam parë në rrjete sociale shumë njerëz që vazhdojnë t’i përkrahin këta pesë njerëz me fjalë shumë banale. Në jetën e lirë përveç atyre që besoj kanë me u dënu me dënim maksimal, në jetë të lirë janë edhe shumë njerëz që mendojnë njëjtë si ata, është diçka që më brengos”, tha ai.
Muzikanti, i cili është në pritje për t’u bërë prind me Einxhel Shkirën, shprehet i shqetësuar për rrethanat në të cilat po rriten fëmijët.
“Unë vet jam t’u prit me u bë prind dhe mundet me qenë çikë dhe nuk është që kisha pas qejf që çika jem me pas kësi probleme në të ardhmen në gjithë jetën e saj”, citohet të ketë thënë Dagz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irina Shayk mahnit me një veshje të zezë, teksa po lundronte me një varkë në fushatën e re të Michael Kors
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Shanna Moakler pozon me bikini në dyvjetorin e martesës së ish-bashkëshortit të saj Travis Barker me Kourtney Kardashian
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore