LAJMI I FUNDIT:

Osmani shpreson që heqja e vizave të ndodhë gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së

Osmani shpreson që heqja e vizave të ndodhë gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së

Presidentja e Koaovëa, Vjosa Osmani sot gjatë një takimi me kryeministrin e Çekisë Petr Fiala në Pragë, ka thënë se shpreson që heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet gjatë udhëheqjes së presidencës çeke.

Në takim me kryeministrin Fiala, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë dhe rolin e mbështetjes çeke për Kosovën në këtë periudhë.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova pret përparim në agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave, nga fakti se ky shtet aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian.


Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetje që liberalizimi i vizave për Kosovën patjetër të jetë pjesë e agjendës në muajt në vijim dhe që ky proces të përmbyllet përgjatë presidencës së Republikës Çeke.

Presidentja ka theksuar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është padrejtësi e madhe që përveç se ua mohon qytetarëve tanë të drejtën elementare të lirisë së lëvizjes, në të njëjtën kohë e dëmton edhe kredibilitetin e BE-së në gjithë rajonin tonë.

Ajo poashtu tha se mosliberalizimi i vizave ka shkaktuar probleme edhe në zbatimin e MSA-së dhe programeve të tjera, në të cilat merr pjesë Kosova.

Osmani ka kërkuar mbështetjen çeke jo vetëm në këtë proces, por edhe në atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO.

Sipas presidentes Osmani, anëtarësimi në KE është në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, teksa anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike është i domosdoshëm dhe në funksion të paqes e stabilitetit në Kosovë, në rajon dhe në gjithë kontinentin tonë.

Osmani dhe kryeministri Fiala diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Çeki, ku gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Senatit Çek, Milos Vystrcil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori