LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi ia kërkon Interit edhe një mbrojtës

Inzaghi ia kërkon Interit edhe një mbrojtës

Simone Inzaghi admiron ‘pjekurinë’ e Interit në fitoren e tyre 3-1 ndaj Cremonese, shmang thashethemet për Robin Gosens, por përsërit se ai ‘po pret për një tjetër qendërmbrojtës’.

Nerazzurrët u rikthyen menjëherë në rrugën e duhur pas humbjes 3-1 ndaj Lazios, duke mposhtur Cremonese me të njëjtin rezultat në San Siro.


Çuditërisht, të tre golat ishin në kundërsulm, pasi kundërshtarët ishin sulmues dhe shumë të ngathët në këndet e tyre.

Interi këndellet, fiton pa vështirësi ndaj Cremoneses
Lexo po ashtu Interi këndellet, fiton pa vështirësi ndaj Cremoneses

Joaquin Correa, një volej i bujshëm i Nicolo Barellas dhe Lautaro Martinez përfunduan golat për Interit, derisa David Okereke ishte realizatori për Cremonesen.

“Jam shumë i lumtur, sepse nuk ishte një lojë e lehtë për të fituar kundër një skuadre si Cremonese që këtë sezon ka merituar rezultate shumë më të mira”, deklaroi Inzaghi për DAZN.

“Të premten luajtëm mirë në pjesën e parë kundër Lazios, por më pas incidentet ndryshuan lojën. Nëse Denzel Dumfries do ta kishte shënuar atë mundësi në 1-1, do të flisnim për një lojë shumë të ndryshme”.

“Ne jemi një pikë më mirë se në këtë fazë sezonin e kaluar, por është vetëm fillimi dhe ne e dimë se ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë. Duhet të përmirësohemi”.

“Kjo skuadër luftoi deri në fund për Scudetton, ne fituam dy trofe sezonin e kaluar, kështu që përjetuam gëzim dhe zhgënjim, por megjithatë fituam dy trofe që Interi nuk i kishte ngritur për 12 vjet”.

“Pritjet janë gjithmonë shumë të larta te Interi, ndoshta u fol shumë për humbjen nga Lazio, por nuk më shqetëson, pasi na ndezi. Ne e analizuam atë ndeshje dhe luajtëm një paraqitje të pjekur këtë mbrëmje”.

Për shkak se Milani u ndal në një barazim 0-0 nga Sassuolo sot, kjo do të thotë se Interi shkon në Derby della Madonnina përpara rivalëve të tyre të qytetit në tabelën e Serisë A, megjithëse me Romelu Lukaku të lënduar.

Notat e lojtarëve, Inter 3-1 Cremonese: Barella më i miri në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Inter 3-1 Cremonese: Barella më i miri në fushë

“Është një nxitës energjie për të fituar, por nuk do të thotë asgjë në këtë fazë. Pashë reagimin e një ekipi të pjekur. Correa kishte këtë problem me fleksorin, por nuk mendoj se është serioz. Marcelo Brozovic pati një goditje, përsëri nuk duhet të ketë problem”.

Ka raportime në rritje se Interi do të shesë Robin Gosens te Bayer Leverkusen dhe ai doli nga stoli si zëvendësues vonë këtë mbrëmje.

“Unë nuk di asgjë për Gosens. Shqetësimi im kryesor është se na duhet një qendërmbrojtës. Unë kam vetëm Stefan de Vrij, i kam thënë klubit se jam duke pritur për një qendërmbrojtës, sepse më duhen gjashtë lojtarë në mbrojtje dhe aktualisht kemi vetëm pesë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori