LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Casemiro e Antony – Manchester United do të tentojë edhe blerje të tjera në ditët e fundit

Jo vetëm Casemiro e Antony – Manchester United do të tentojë edhe blerje të tjera në ditët e fundit

Projekti i Erik ten Hag në Old Trafford më në fund po sjell buzëqeshje në fytyrat e lojtarëve dhe tifozëve të Manchester United pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër Liverpool dhe Southampton.

Nënshkrimet e Casemiros për 70 milionë euro dhe të Antony nga Ajax për 100 milionë euro, kanë shtuar apetitet e tifozëve.


Klubi do të sjell Martin Dubravkan si konkurrencë për David de Gea për 5 milionë euro dhe Cody Gakpo nga PSV Eindhoven për rreth 50 milion euro.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar, Manchester United që njihet për blerjet në vitet e fundit ka harxhuar sezonin e kaluar miliona euro për ardhjen e Jadon Sancho (85 milionë euro), Raphael Varane (40 milionë euro) dhe Cristiano Ronaldo (15 milionë euro ). Në total 140 milionë euro nënshkrime.

Shpenzimet urgjente të Manchester United

Pas largimit të Ole Gunnar Solksjaer, rindërtimi i Man United filloi këtë verë me emërimin e Ten Hag dhe ardhjen e Lisandro Martinez (57 milion euro), Tyrell Malacia (15 milion euro) dhe Christian Eriksen (i lirë).

Një fillim i dobët i sezonit, me humbje ndaj Brighton dhe Brentford, e pa klubin me më shumë tituj në kampionat të rrënjosur në fund të tabelës, duke i detyruar ata të kthehen në treg.

Me kompletimin e marrëveshjes me Casemiron, Manchester United e ktheu vëmendjen te sulmuesi brazilian Anthony, i cili i ka kërkuar Ajaxit ta lërë të largohet dhe ia arriti qëllimit.

Antony ka kaluar testet mjekësore me Djajtë e Kuq dhe ka nënshkruar me klubin.

Dubravka është gjithashtu në horizont, ashtu si edhe Gakpo , i cili ka folur publikisht për ardhjen e tij të mundshme në Old Trafford.

Në total, Manchester United mund të shpenzojë 225 milionë euro në javën e fundit të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori