LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion, Molliqaj: Qeveria legalizoi dokumentet ilegale, të vulosura nga Serbia

PSD me aksion, Molliqaj: Qeveria legalizoi dokumentet ilegale, të vulosura nga Serbia

Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën tha se qeveria aktuale i legalizoi dokumentet ilegale, të vulosura nga Serbia .

Përmes një aksioni të cilën e mbajtën sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, Molliqaj tha se letërnjoftimet në fjalë e trajtojnë Kosovën si pjesë të brendshme të Serbisë.

“Iku pa u komentuar, pa u dalluar, pika që e bëri të pranueshme për Vuçiqin marrëveshjen për dokumentet e identifikimit (ID). Problemi fillon kur kjo pikë bëhet pozicion zyrtar edhe i shtetit tonë. Kjo qeveri legalizoi dokumentet ilegale, të vulosura nga Serbia. Letërnjoftimet në fjalë e trajtojnë Kosovën si pjesë të brendshme të Serbisë. A nuk është ky cenim dhe degradim?”, tha Molliqaj.


Tutje ai tha se në fund të ditës, këto marrëveshje të pjesshme nyjëzohen tek Asociacioni etnik.

“Prej deklaratave që nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës e deri te pozicioni që njeh dokumentet ilegale është kapërcim i madh. Zhvillim dramatic”, u shpreh ai.

Molliqaj u shpreh se deklarata publike nga Kurti, Bislimi dhe Konjufca se nuk bëhet fjalë për Asociacion, kur bisedohet me Serbinë, i mori uji.

“Pozicioni i Kosovës kundër Asociacionit po tretet. Mbase kurrë nuk paska qenë. Dhe krejt kjo në emër të normalizimit të marrëdhënieve. Por çka po normalizohet? Ky term nuk është neutral. Në këtë situatën po normalizohet mosnjohja, po përjetësohet tensioni dhe po ruhet konflikti. Zhurma e festës së propagandës nuk mund as t’i kompensojë, as fsheh humbjet”, tha Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori