Më shumë se 20 vjet pas konfliktit të armatosur në Kosovë, familjet e mbi 1600 personave të zhdukur janë ende në kërkim të të dashurve të tyre.
Pas çdo personi të zhdukur qëndrojnë familje që vuajnë nga ankthi dhe mosdija për fatin e të dashurve të tyre dhe që përballen me pasojat e shumta të kësaj në jetën e tyre. Për çdo person të zhdukur, ka njerëz të panumërt të cilëve ata u mungojnë.
Për t’i nderuar familjet e personave të zhdukur, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) këtë vit ka bashkëpunuar me komunitetin artistik të Kosovës për ta prodhuar një dokumentar ku rrëfehen historitë dhe përshkruhet jeta aktuale e tri familjeve me përkatësi të ndryshme etnike, anëtarët e të cilave janë zhdukur.
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, tha se i çmon përpjekjet e autoriteteve në gërmimin e varrezave ku dyshohet se ishin të disa personave të zhdukur.
“KNKK i çmon përpjekjet e bëra nga autoritetet në gërmimin e disa varrezave të supozuara në kërkim të eshtrave të njerëzve të zhdukur dhe i inkurajon ato që ta përshpejtojnë procesin aty ku është e mundur. Bashkëpunimi me të gjithë akterët e përfshirë është kyç për arritjen e rezultateve. Si në të kaluarën, ashtu edhe këtë vit, i bëjmë thirrje shoqërisë në përgjithësi dhe autoriteteve që të mendojnë sërish se çfarë mund të bëjnë më shumë për t’u ndihmuar familjeve të personave të zhdukur”, tha ai.
Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, familjet e personave të zhdukur kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, ndërsa autoritetet e kanë për detyrë që t’u ofrojnë përgjigje dhe mbështetje.
Si përherë, KNKK është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore në këtë drejtim dhe kërkon nga to që çështjen ekskluzivisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.
Megjithatë, është mbështetja dhe bashkëndjesia e shoqërisë ajo që është tejet e rëndësishme për t’u ndihmuar familjarëve të personave të zhdukur që ta përballojnë dhimbjen. Prandaj, është momenti i fundit që kushdo që mund të ketë informata që mund të çojnë në zgjidhjen e cilitdo rast të ndonjë personi të zhdukur që t’i ofrojë ato. Koha nuk e shëron agoninë e familjeve të të zhdukurve, por vetëm përgjigjet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker