LAJMI I FUNDIT:

“Incidentet ndëretnike”, propagandë e orkestruar në Serbi

“Incidentet ndëretnike”, propagandë e orkestruar në Serbi

Policia e Kosovës për të disatën herë ka reaguar duke i përgënjeshtruar raportimet kur raste të grabitjes, por raportohen si incidente dhe sulme me motive ndër-etnike. Eksperti i sigurisë Agim Musliu thotë propaganda për incidente ndër-etnike shpërndahet edhe nga media të caktuara të cilat kanë plane dhe qëllime dashakeqe për Kosovën.

Grabitjet dhe vjedhjet ordinere ku me raste cak janë serbët e Kosovës e ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën po tenton t’i cilësoj si sulme ndër-etnike.

E këto pretendime në vazhdimësi po përgënjeshtrohen nga Policia e Kosovës.


Rast i fundit që ka ndodhur është ai i grabitjes në shtëpinë e një gruaje të moshuar në Mitrovicën Veriore.

Raportimin se ky është sulm me motive etnike, Policia e ka quajtur gënjeshtër duke thënë se bëhet fjalë vetëm për grabitje.

Propaganda për këtë rast dhe disa të tjera në muajt e fundit sipas ekspertit të sigurisë Agim Muliu adresën e kanë diku tjetër.

“Një nga to është Kosov online e cila i shpërndan dhe prodhon lajme të rreme kundër Kosovës. Mund të them që është një ndër më të rrezikshmet në Kosovë dhe më të helmuarat në Kosovë. Kjo sepse bashkëpunon dhe prodhon lajme edhe për media ruse me këtë rast po e ceku sputnikun e Rusisë që vepron edhe në Beograd”, ka thënë Agim Musliu, Ekspert i Sigurisë.

Eksperti i Sigurisë Agim Musliu

Jo rrallë herë sipas Musliut propaganda përhapet pa qëllim edhe nga vetë mediat në Prishtinë.

“Propaganda serbo-rusë në Kosovë lirisht mund ta konstatojë se shkon nëpërmjet Kosov-online e fatkeqësisht shumë herë binë pre edhe disa media në Kosovë dhe transmetohen.  Çfarë lloji të propagandës ka e shihni se në mesin e tyre intervistohen disa shqiptarë por ka edhe gazetarë nga Shqipëria të cilët kontaktojnë me kryeredaktorin e Kosov-online Gariqin 04.47”, ka shtuar Agim Musliu, Ekspert i Sigurisë.

Janë të shumta rastet kur zyra e Petar Petkoviqit përhap lajme të rreme për kinse sulme ndër-etnike.

Në fillim të korrikut thyerjen e xhamit të veturës në pronësi të ish-nënkryetarit të Ranillugut kjo zyrë e kishte lidhur me shqiptarët. Pretendime të cilat ishin përgëngjestuar nga komandanti i stacionit policor në këtë fshat, Nebojsha Popoviq.

Edhe më 1 qershor Shefit i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kishte thënë se në Vushtrri janë shtuar incidentet ndër-etnike.

Këto raste ishin mohuar nga vetë serbët dhe shqiptarët e fshatit në të cilin ishte për vizitë Szunyog.

Nërkaq Policia kishte deklaruar se që nga viti 2019 në Vushtrri dhe fshatra është shënuar vetëm një rast për ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori