LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim: Për tema nacionale nuk ka qeveri e opozitë

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim: Për tema nacionale nuk ka qeveri e opozitë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar sot edhe zyrtarisht ftesat liderëve opozitarë për tu takuar nesër (e marte) për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Dërgimin e ftesave për opozitën e ka konfirmuar  për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, kurse sot fizikisht. Ftesa për takim është për ditën e nesërme, pra të martën”, ka deklaruar Kryeziu.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti i fton për takim nesër Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn
Lexo po ashtu Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti i fton për takim nesër Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn

“I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel. Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se gjithmonë e ka konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori