LAJMI I FUNDIT:

Belotti nënshkruan zyrtarisht me Romën

Belotti nënshkruan zyrtarisht me Romën

Andrea Belotti ka nënshkruar zyrtarisht për Romën si lojtar i lirë dhe ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Palermo, Paulo Dybalan.

28-vjeçari italian ishte në Torino që nga viti 2015, por kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe ai refuzoi disa propozime të tjera, duke përfshirë Galatasarayn, Wolverhampton Wanderers, Valencian dhe Monzan, në mënyrë që të priste Giallorossët.


Ata duhej të lironin fillimisht një nga sulmuesit e tyre, gjë që ndodhi këtë fundjavë me transferimin e përhershëm të Felix Afena-Gyan te Cremonese.

Dita vendimtare për Belottin, sulmuesi italian pritet të zyrtarizohet nga Roma
Lexo po ashtu Dita vendimtare për Belottin, sulmuesi italian pritet të zyrtarizohet nga Roma

Il Gallo realizoi testet mjekësore dje dhe sot përpara se të nënshkruante për Romën.

Ekipi i mediave sociale të klubit e paralajmëroi ardhjen e tij, me Belottin që shihet duke e mbajtur njërin sy në një fotografi të errët.

Lojtari kishte luajtur tashmë së bashku me Dybalan në Palermo nga 2013-15.

Italiani ka shënuar 106 gola në Serie A në 270 ndeshje, duke kontribuar gjithashtu me 27 asistime.

Rekordi i tij për Italinë në nivel të lartë është 12 gola në 44 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori