LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi e quan të balancuar ndeshjen me Lazion

Inzaghi e quan të balancuar ndeshjen me Lazion

Simone Inzaghi këmbëngul se ishte një lojë e ekuilibruar me Lazion, mbron zgjedhjet e tij te Interi, por pranon se ata nuk mund të pësojnë kurrë një gol si ai me kokë.

Trajneri e nisi ndeshjen me Roberto Gagliardinin në vend të Hakan Calhanoglut, por nuk dha rezultat dhe në fund zëvendësimet bënë diferencën.


Lautaro Martinez i kishte barazuar shifrat, më pas Luis Alberto dhe Pedro dolën nga bankina për të shënuar për rezultatin përfundimtar 3-1.

Lazio nënshtron Interin në ‘Olimpico’ në ndeshjen që u shënuan katër gola
Lexo po ashtu Lazio nënshtron Interin në ‘Olimpico’ në ndeshjen që u shënuan katër gola

“Kjo është një humbje që dhemb duke marrë parasysh mënyrën se si ndodhi”, deklaroi Inzaghi për DAZN.

“Ishte një lojë mjaft e ekuilibruar, goli i Luis Albertos e ndryshoi vërtet atë. Ne patëm një shans të madh me Denzel Dumfries kur ishte 1-1 dhe duhet të kishim më shumë vendosmëri në përfundimin tonë. Duhet të kishim vënë diçka më shumë në performancë”.

“Pjesa e parë ishte e mirë, ne duhej ta vazhdonim atë me më shumë guxim, sepse kjo bën diferencën në këto ndeshje të balancuara”.

Notat e lojtarëve, Lazio 3-1 Inter: Pedro dhe Luis Alberto vallëzuan me mbrojtjen zikaltër
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Lazio 3-1 Inter: Pedro dhe Luis Alberto vallëzuan me mbrojtjen zikaltër

Trajneri u kritikua për zëvendësimet e tij, duke zëvendësuar Romelu Lukakun, Federico Dimarco dhe Dumfries kur ishte ende 1-1, së bashku me 11-shen e parë.

“Gagliardini u zgjodh për të ndihmuar në bllokimin e Milinkoviçit. Është e natyrshme që pas një humbjeje njerëzit shikojnë zgjedhjet, por nëse Dumfries do ta kishte shënuar atë shans, do të flisnim për një lojë shumë të ndryshme”.

“Dy ndeshjet e para Lukaku i luajti shumë mirë. Më shumë sesa të analizojmë vendimet e marra dhe zëvendësimet, duhet të analizojmë ndeshjen e plotë. Duhet të bëjmë më shumë, jo vetëm sulmuesit. Ne vendosëm shumë topa në zonë, por pas barazimit na duhej më shumë guxim dhe vendosmëri për ta kthyer ndeshjen në favorin tonë”, shtoi ai.

Është një goditje për Interin, i cili do të presë Cremonese të martën mbrëma para përballjes Derby della Madonnina me rivalët Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori