LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja pas kualifikimit në fazën e grupeve: Merita u takon lojtarëve, suksesin e ndajmë me gjithë Kosovën

Ilir Daja pas kualifikimit në fazën e grupeve: Merita u takon lojtarëve, suksesin e ndajmë me gjithë Kosovën

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se meritat u takojnë gjithë lojtarëve për suksesin e arritur.

Ballkani është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kjo është hera e parë për një klub kosovar që arrin në fazën e grupeve, ndërsa trajneri Daja këtë e kishte arritur edhe me Skënderbuen vite me parë.

“Çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Presidenti i klubit bëri që të kemi një ekip të tillë. Ballkani ishte debutues. Lojtarët debutuan, por është një grup me cilësi dhe element të rëndësishëm. Janë djem të mirë brenda dhe jashtë fushës. Si trajner jam ‘i bezdisshëm’, me ngarkesa dhe në pjesën e videove. Ata nuk u mërzitën”.

“I gjithë suksesi shkon për ta. E ndaj këtë sukses me gjithë Suharekën dhe gjithë Kosovën sepse dolëm përtej qytetit. Përfaqësuam gjithë futbollin e Kosovës. Falënderoj tifozët tanë dhe të ekipit mysafir sepse na pritën shumë mirë atje. Kartoni e ndryshoi rrjedhën e lojës sepse Shkupi do të sulmonte me gjitha forcat pas fitores që e arritëm në Shkup”.

“Dalja me karton të kuq na lehtësoi punën. U treguam të mençur dhe të duruar. E pamë që Shkupi tërhiqej prapa dhe tentonte nëpërmjet kundërsulmeve të na sulmonte. Ne mundoheshim të kishim topin në qarkullim dhe të dominonim fizikisht. Besoj që asnjë ekip nuk na ka dominuar në Prishtinë, qoftë Zalgirisi apo Klaksviku, si dhe La Fiorita”, ka thënë trajneri Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit

La Liga
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin

La Liga
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali

La Liga
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori