LAJMI I FUNDIT:

Braithwaite kërkon 5 milionë euro nga Barcelona për të shkëputur kontratën

Braithwaite kërkon 5 milionë euro nga Barcelona për të shkëputur kontratën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, këtë sezon nuk llogarit në sulmuesin danez Martin Braithwaite dhe dëshiron ta heqë qafe, por ai kërkon 5 milionë euro për të shkëputur kontratën.

Braithwaite nuk udhëtoi me Barcelonën në turneun amerikan parasezonal dhe as nuk ishte në listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para të La Ligas. Mallorca është në bisedime me klubin katalanas dhe është e interesuar për shërbimet e tij.


Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje, pasi futbollisti danez kërkon 5 milionë euro dëmshpërblim për të pranuar të heqë dorë nga dy vitet e mbetura të kontratës.

E ardhmja e tij aktualisht është e pasigurt dhe kjo është diçka që shqetëson Barçën me kalimin e kohës.

Klubi kishte oferta në të kaluarën, por sulmuesi refuzoi të largohej. Këtë verë ai ishte gati ta bënte këtë, por jo pa kompensim.

Braithwaite mbërriti te Barca nga Leganes në shkurt 2020, dhe që atëherë ai ka bërë 58 paraqitje dhe ka shënuar 10 gola.

Në atë kohë, klubi katalanas aktivizoi një klauzolë blerjeje prej 18 milionë eurosh në kontratën e tij për të forcuar sulmin e tyre pasi Luis Suarez dhe Ousmane Dembele u lënduan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori