LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për personat e zhdukur me dhunë, Kurti: Për ne do të nënshkruhej më 18 gusht  

Marrëveshja për personat e zhdukur me dhunë, Kurti: Për ne do të nënshkruhej më 18 gusht  

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është deklaruar rreth takimit të 18 gushtit në Bruksel, ndërkaq duke  folur për çështjen e personave të zhdukur me dhunë tha se nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar.

Ai para kabinetit qeveritar theksoi se takimi në Bruksel ka qenë takim liderësh dhe është dashur të bisedohet për kornizën e përgjithshme për marrëveshjen, ligjërisht të obligueshme e jo për menaxhim krize e hapa të vegjël.

“Elaborimi im nuk u shoqërua me kontribut të palës të tjetër. Në vend të ideve, vetëm konstatime që nuk kanë qenë të interesuar për normalizim të plotë”, tha ai.


Ai tha se ka qenë takim liderësh dhe është dashur të bisedohet për kornizën e përgjithshme për marrëveshjen, ligjërisht të obligueshme e jo për menaxhim krize e hapa të vegjël.

“Kam qenë si kryeministër dhe nuk kam qenë as si policë, as si doganier… kam shkuar si kryeministër…  Sepse pika e parë kanë qenë elementet e kornizës së përgjithshme për marrëveshjen për normalizim”, tha ai”, tha ai.

Sipas tij, në takimin e dytë është diskutuar për çështjet aktuale, ndërsa në tavolinë ishte tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo për lirinë e lëvizjes.

“Te tema e personave të zhdukur me dhunë s’ka pasur gatishmëri nga pala serbe të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Për këtë marrëveshje ekziston teksti me përmbajtje të dakorduar por jo edhe nënshkrimi, pa fajin tonë. Kjo ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkoi… sa për neve ishte nënshkruar të enjten”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori