LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi ndërmjet Escobar dhe liderëve opozitarë, asnjë koment nga palët

Përfundon takimi ndërmjet Escobar dhe liderëve opozitarë, asnjë koment nga palët

Takimi në mes të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhikut nga LDK,  dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka përfunduar.

Asnjëri nga të lartëcekurit nuk ka folur për media pas takimit të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.


Megjithatë, i njëjti nuk ka takuar protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti por vizitën e tij e nisi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit.