LAJMI I FUNDIT:

Turisti rus aksidentalisht zbulon pozicionin e sistemit raketor S-400 në Krime, ushtria ukrainase e “falendëron për punën e mirë”

Turisti rus aksidentalisht zbulon pozicionin e sistemit raketor S-400 në Krime, ushtria ukrainase e “falendëron për punën e mirë”

Ushtria ukrainase ka publikuar fotografinë, ku pretendohet se shfaqet turisti rus i cili pozon pranë sistemit raketor rus S-400.

E me këtë veprim është zbuluar lokacioni i këtij sistemi raketor të rusëve, që sigurisht se do të gjurmohet e ndoshta edhe të shkatërrohet nga ukrainasit, transmeton Telegrafi.


Madje me një dozë ironie, ukrainasit falënderuan burrin për ndihmën që u ka ofruar – pra për zbulimin e lokacionit të S-400.

Inteligjenca amerikane thotë se Rusia planifikon të kryej sulme të reja, mbi infrastrukturën civile në Ukrainë
Lexo po ashtu Inteligjenca amerikane thotë se Rusia planifikon të kryej sulme të reja, mbi infrastrukturën civile në Ukrainë

“Ndoshta jemi paksa të ashpër me turistët rusë… Nganjëherë mund të jenë shumë të dobishëm. Ky burrë u fotografua pranë sistemit raketor S-400 në Jevpatori në Krimenë e okupuar. Faleminderit dhe vazhdon me punë të mira”, ka shkruar ushtria ukrainase.

Fotografia është publikuar muajin e kaluar, e sipas ukrainasve kjo u ndihmoi të lokalizojnë saktësisht sistemin raketor të rusëve.

Gabime të tilla amatoreske, rusët po i bëjnë vazhdimisht, pasi gafe të tilla po u kushtojnë shtrenjtë siç ishte rasti i selisë së përkohshme të ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin – Wagner, që postuan një fotografi pranë një objekti, që kaq i mjaftoi ukrainasve që ta lokalizojnë dhe bombardojnë me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori