LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane thotë se Rusia planifikon të kryej sulme të reja, mbi infrastrukturën civile në Ukrainë

Inteligjenca amerikane thotë se Rusia planifikon të kryej sulme të reja, mbi infrastrukturën civile në Ukrainë

Inteligjenca amerikane ka njoftuar se Rusia po “rrit përpjekjet” për të kryer sulme të reja ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë dhe ndërtesave të qeverisë së këtij vendi.

“Kemi informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të kryer sulme të reja ajrore, kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare në Ukrainë gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në kumtesën e inteligjencës amerikane, transmeton Telegrafi.


“Duke marrë parasysh të kaluarën e Rusisë në Ukrainë, po brengosemi për kërcënimin e vazhdueshëm që po e bën Rusia, për sulme ajrore mbi infrastrukturën civile dhe në përgjithësi civilët ukrainas”, është theksuar ndër tjera.

Si do të ishte jeta në planet pas një sulmi bërthamor?
Lexo po ashtu Si do të ishte jeta në planet pas një sulmi bërthamor?

Në anën tjetër është bërë e ditur se këto informacione bazohen nga agjencitë e inteligjencës amerikane, që me vëmendje po përcjellin luftën në Ukrainë.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një paralajmërim të ngjashëm – duke theksuar se Rusët do të shtojnë sulmet ditëve në vazhdim, kur edhe do të shënohen dita e pavarësisë si dhe gjashtëmujori i fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen mes ukrainasve dhe rusëve, në veçanti në rajonet që aktualisht i ka nën kontroll ushtria ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori