Vetëm prekja e rrobave të një duhanpirësi për një periudhë të gjatë mund të rrisë rrezikun e kancerit, paralajmëron studimi
Rreziqet e pirjes së duhanit të dorës së dytë janë të njohura për dekada, por tani shkencëtarët po paralajmërojnë për një kërcënim të ri – tymin e dorës së tretë.
Një studim në SHBA zbuloi se vetëm përdorimi i veshjeve të një duhanpirësi është i mjaftueshëm për t’i ekspozuar njerëzit ndaj niveleve të rrezikshme të kimikateve që shkaktojnë kancer.
Tymi i dorës së dytë është kur tymrat e nxjerra nga një cigare thithen nga dikush tjetër, shkruan DailyMail.
Tymi i tretë formohet kur grimcat nga një cigare depërtojnë në materiale si flokë, rroba, mobilje dhe qilima. Studiuesit qeveritarë në laboratorin Berkeley në Kaliforni kryen një sërë eksperimentesh mbi njerëzit dhe minjtë.
Në një studim, tre vullnetarë që nuk pinin duhan iu kërkua të mbanin rrobat e një përdoruesi të rëndë të cigareve për tre orë. Testet treguan se ata kishin nivele deri në 86 herë më të larta të përbërjeve toksike të njohura si NNK dhe NNN në urinën e tyre pas eksperimentit.
Në një studim tjetër, studiuesit ekspozuan të njëjtat kancerogjene në indet e mushkërive të njeriut dhe treguan se ato mund të shkaktojnë dëmtim të ADN-së – që është një nga shkaktarët e kancerit.
Pirja e duhanit të dorës së dytë mendohet se rrit rrezikun e kancerit të mushkërive tek jo-duhanpirësit me 20 deri në 30 për qind, sipas një raporti të Kirurgut të Përgjithshëm të SHBA në 2006.
Por më pak dihet për rreziqet e tymit të dorës së tretë, me më pak studime të kryera në këtë zonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?