LAJMI I FUNDIT:

“Si e ke trupin?”, Hearn zbulon se Joshua u mundua ta mposht Usykin me ‘lojë fjalësh’ gjatë matjeve zyrtare

“Si e ke trupin?”, Hearn zbulon se Joshua u mundua ta mposht Usykin me ‘lojë fjalësh’ gjatë matjeve zyrtare

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn ka zbuluar vetëm tani atë që Anthony Joshua i tha Oleksandr Usyk në një përpjekje për të hyrë në kokën e këtij të fundit përpara luftës së tyre.

Dy boksierët e peshave të rënda përballen në Arabinë Saudite sot (e shtunë) mbrëma me Joshuan që kërkon të rimarrë rripat e tij nga Usyk pas humbjes në shtator të vitit 2021.

Gjatë matjeve zyrtare të tyre para meçit dhe konferencës për shtyp, të dy u përplasën intensivisht, duke u shikuar në sytë e njëri-tjetrit për rreth dy minuta pa thënë asnjë fjalë të vetme, me Hearn që qëndronte pranë tyre.


Në përgatitjen e betejës, ka pasur disa zëra që qarkullojnë se Usyk mori një lëndim dhe Joshua donte të mbillte një farë dyshimi për gjendjen e tij në kokën e ukrainasit.

Mbahen matjet zyrtare - Kampioni Usyk i befasoi të gjithë me peshën e tij përpara meçit të revanshit ndaj Joshua
Lexo po ashtu Mbahen matjet zyrtare - Kampioni Usyk i befasoi të gjithë me peshën e tij përpara meçit të revanshit ndaj Joshua

“Ishte një ballafaqim i mrekullueshëm dhe AJ thjesht tha: “Si e ke trupin?”, ka shpjeguar fillimisht Hearn për talkSPORT.

“Usyk iu përgjigj, “Çfarë?” Dhe AJ tha: “Si e ke trupin? A jeni gati?”.

“Ka pasur histori në sparring. Nëse ai lëndohet në trup në sparring, kjo do të mbetet atje në mendjen e tij”.

“Ne mund ta shihnim atë nga anash dhe i thashë Joshuas atje lart, “Shiko atë – duhet ta çosh këtë djalë në ferr!”.

Trajneri i Usyk zbulon seancat e vështira stërvitore të ukrainasit përpara revanshit ndaj Joshuas
Lexo po ashtu Trajneri i Usyk zbulon seancat e vështira stërvitore të ukrainasit përpara revanshit ndaj Joshuas

“E di që është i mirë, e di që është numri një në ‘kile për kile’, por shikoni fizikun”.

“AJ është një përbindësh në krahasim me këtë djalë. Ai është 23 kg më i rëndë, është pothuajse dy gurë”.

“Një gjë është e sigurt, nëse ai sulmon trupin dhe sulmon me variacion edhe në kokë, është fizikisht e pamundur që Usyk t’i bëjë ballë fuqisë së zjarrtë të AJ”, përfundoi promotori i boksit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori