LAJMI I FUNDIT:

U raportua për telefonin, por Lewandowskit iu vodh ora në vlerë prej 70 mijë euro

U raportua për telefonin, por Lewandowskit iu vodh ora në vlerë prej 70 mijë euro

Robert Lewandowski ishte i tmerruar të enjten kur mbërriti në “Ciudad Deportiva Joan Gamper” përpara seancës stërvitore pasdite të Barcelonës.

Një orë, me vlerë 70 mijë euro, iu vodh sulmuesit polak kur ai u ndal për të përshëndetur dhe për të bërë foto me tifozët që prisnin lojtarët në Sant Joan Despi.

Një tifoz arriti të hapte derën anësore të pasagjerit dhe mori orën, pa u vënë re nga Lewandowski.

Lewandowski ka qeshur mbi tifozët e Bayernit, nuk i intereson kush mblodhi më shumë persona në "Camp Nou" dhe thumbi ndaj Realit
Lexo po ashtu Lewandowski ka qeshur mbi tifozët e Bayernit, nuk i intereson kush mblodhi më shumë persona në "Camp Nou" dhe thumbi ndaj Realit

Sulmuesi ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka marrë deklaratën e tij, ka arrestuar hajdutët dhe ka gjetur sendin e vjedhur.

Raportimet fillestare thanë se telefoni celular i Lewandowskit ishte vjedhur, por më vonë u vërtetua se ishte ora e tij.

Lewandowski zbulon se si ishte në bisedime me Real Madridin, por vendosi t'i bashkohej Barcelonës
Lexo po ashtu Lewandowski zbulon se si ishte në bisedime me Real Madridin, por vendosi t'i bashkohej Barcelonës

Incidenti nuk e pengoi sulmuesin të stërvitej normalisht përpara ndeshjes të së dielës kundër Real Sociedad.

Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të pakëndshme në Ciudad Deportiva, me tifozët që së fundmi kanë fyer Frenkie de Jong. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori