LAJMI I FUNDIT:

Stuhitë shkatërruese goditën Evropën: Viktima në Francë, Austri dhe Itali

Stuhitë shkatërruese goditën Evropën: Viktima në Francë, Austri dhe Itali

Stuhitë e forta goditën zona të Evropës qendrore dhe jugore, ku mbeten të vrarë të paktën 13 persona, duke përfshirë tre fëmijë.

Vdekjet, kryesisht nga rënia e pemëve, u regjistruan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës, raporton bbc.

Shiu i dendur dhe erërat shkatërruan kampingjet në ishull, ndërsa në Venedik, Itali, një mur u rrëzua nga kambanorja e Bazilikës së Shën Markut. Stuhitë pasuan një javë me valë të nxehti dhe thatësirë në pjesën më të madhe të kontinentit.


Në Korsikë, erërat me shpejtësi deri në 224 km/h shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme. Autoritetet lokale njoftuan se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë e rënë në kamp.

“Apokalips” në Corsica, nga ishulli francez arrijnë pamjet rrëqethëse – humbin jetën 3 persona në mesin e tyre një vajzë 13-vjeçe
Lexo po ashtu “Apokalips” në Corsica, nga ishulli francez arrijnë pamjet rrëqethëse – humbin jetën 3 persona në mesin e tyre një vajzë 13-vjeçe

Një burrë u vra në një incident të ngjashëm dhe një grua e moshuar u vra kur makina e saj u përplas në çatinë e një kasolle në plazh. Dy persona të tjerë, një peshkatar dhe një kajaker humbën jetën në det.

Më vonë, Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili mbërriti në Korsikë për të vëzhguar dëmet nga stuhia, raportoi një vdekje të gjashtë.

Dhjetëra të tjerë u plagosën si në tokë ashtu edhe në det. Dëshmitarët e stuhive thonë se ato kanë qenë krejtësisht të papritura dhe se nuk ka pasur asnjë paralajmërim.

Në Austri, dy vajza vdiqën kur një pemë ra pranë një liqeni në Carinthia.

Më vonë, mediat në provincën e Austrisë së Poshtme raportuan edhe tre vdekje të tjera, megjithëse kishte raporte të ndryshme për shkakun.

Përmbytjet në Paris, kryeqyteti francez goditet nga shira të rrëmbyeshëm
Lexo po ashtu Përmbytjet në Paris, kryeqyteti francez goditet nga shira të rrëmbyeshëm

Ndërkohë në Itali, një burrë dhe një grua u vranë nga rrëzimi i pemëve në incidente të veçanta në rajonin e Toskanës.

Erërat e forta pushtuan Venecian, duke bartur çadra kafenesh nëpër sheshin e Shën Markut dhe duke hequr tulla nga kambanorja e katedrales.

Kujtojmë, një stuhi e fortë në Slloveni ka hequr çatitë dhe ka prerë pemët sonte dhe disa persona kanë mbetur të lënduar.

Në Kranj u dëmtuan çatitë e më shumë se 70 objekteve, ndërsa disa persona u plagosën në Lubjanë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori