LAJMI I FUNDIT:

Serbia koordinohet me Rusinë, Vulin do të takohet me Lavrovin në Moskë

Serbia koordinohet me Rusinë, Vulin do të takohet me Lavrovin në Moskë

Në kohën kur po zhvillohet Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës, zyrtarët serb po vazhdojnë kontaktet dhe koordinimet me Rusinë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, do të bisedojë të hënën, më 22 gusht, në Moskë me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.


Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë ruse, Ivan Nechayev, i cili ka dhënë edhe detaje se për çka do të diskutohet në Moskë, raporton N1.

Borrell-Kurti-Vuçiq, gjithçka nga takimet në Bruksel
Lexo po ashtu Borrell-Kurti-Vuçiq, gjithçka nga takimet në Bruksel

“Pritet që ministrat të diskutojnë një sërë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb dhe të shkëmbejnë mendime për problemet aktuale dhe rajonale”, deklaroi Nechayev.

Theksojmë se edhe Milorad Dodik, lider i serbëve të Bosnje-Hercegovinës, pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit rus, raporton klix.ba.

Ndryshe, Serbia është një ndër shtetet e vetme evropiane që nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/