LAJMI I FUNDIT:

Të Shkupi thonë se e njohin Ballkanin mjaftë mirë, Sedlloski dhe Demiri duan rezultat pozitivë në ndeshjen e parë

Të Shkupi thonë se e njohin Ballkanin mjaftë mirë, Sedlloski dhe Demiri duan rezultat pozitivë në ndeshjen e parë

Shkupi e pret Ballkanin në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës, ku ndeshja zhvillohet në “Todor Proeski”.

Të dy klubet shqiptare kërkojnë kualifikimin në fazën e grupeve të kësaj gare. Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.


Trajneri maqedonas Goce Sedlloski, ka folur për rëndësinë e ndeshjes, duke thënë se duhet të jenë të fokusuar në maksimum që ta shkruajnë historinë.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që duhet të luajmë mirë, të jemi të fokusuar në maksimum dhe të marrim rezultat pozitiv. Mendoj se jemi gati për një gjë të tillë dhe besoj se edhe futbollistët e mi do të kryejnë me sukses detyrat në fushë”.

“E njohim kundërshtarin mirë dhe dimë se për cilësitë e tyre, ku dhe kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me ata”.

“Për ne kjo është një ndeshje historike, dhe ne duam të jemi pjesë e historisë”, ka thënë kryetrajneri i Shkupit, Goce Sedlloski në konferencë për shtyp.

Së bashku me trajnerin në konferencë ishte edhe mbrojtësi Besir Demiri, i cili ka thënë se e njeh mirë Ballkanin.

“E di për kualitetin e skuadrës së Ballkanit, por ne jemi të qetë, kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve në mënyrë intensive me qëllim që të marrim një rezultat pozitiv”.

“Sigurisht që përparësi e jona është tereni vendas dhe tifozët, por nuk duhet të mashtrohemi nga kjo sepse kjo ndeshje është vetëm njëra pjesë”.

“Me ekipin unë jam bashkuar më vonë andaj si startues apo nga banka rezervë vendos trajneri, por sidoqoftë unë jam i gatshëm të jap më të mirën nga vetja”, deklaroi mbrojtësi Besir Demiri. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Ronald Koeman publikon listën e Holandës për EURO 2024, mbetet jashtë ylli i Serie A

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kalo në kategori