LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq këshillohet me ambasadoren kineze në Beograd para takimit me Kurtin në Bruksel

Vuçiq këshillohet me ambasadoren kineze në Beograd para takimit me Kurtin në Bruksel

Një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i pari i shtetit serb Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo.

Sipas medieve serbe, në këtë takim, Vuçiq kishte kërkuar ndihmën e Kinës rreth Kosovës.


“Ne presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë seriozisht dhe me përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, ka thënë Vuçiq.

Nuk është hera e parë që presidenti serb bënë kësi lloj takime, veçanërisht me Rusinë dhe Kinën, sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e madhe në raport me Kosovën.

Aleksandar Vuçiq këshillohet me ambasadorin rus në Beograd për hapat e ardhshëm në raport me Kosovën
Lexo po ashtu Aleksandar Vuçiq këshillohet me ambasadorin rus në Beograd për hapat e ardhshëm në raport me Kosovën

Kujtojmë se një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës të nxituar nga strukturat paralele të Serbisë, Vuçiq kishte takuar ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Kharchenko.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq ka pritur ambasadorin e Federatës së Rusisë, Aleksandar Botsan-Kharchenko me të cilën bisedoi për situatën aktuale në rajon, veçanërisht pas tensioneve të shkaktuara”, thuhej në njoftimin e partisë së Vuçiqit në Twitter.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. Mirëpo, një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori