Diaspora shqiptare luan një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe për të gjithë shqiptarët në rajon në shumë aspekte.
Nëpërmjet një interviste online nga Boston-i në emisionin “Përballje”, në Telegrafi.com, aktivisti nga SHBA-të, Mark Kosmo, ka treguar rolin e fondacionit “Global Albanian Foundation” si dhe punët që janë duke bërë me organizatën GERMIN ku është këshilltar i jashtëm.
Ky fondacion sipas Kosmos, qëllim kryesor ka lidhjen mes të rinjve të cilët jetojnë në diasporë me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e vendet tjera të Ballkanit.
Mirëpo sipas tij mungon bashkëpunimi në nivel kombëtarë mes shqiptarëve të cilët jetojnë në këto vende dhe atyre që jetojnë në diasporë.
“Ne shqiptarët jemi shumë të mirë në organizim lokal, sepse po marrim shembull një shoqatë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Berlin të Gjermanisë dhe në Amerikë mund të ketë një bashkëpunim shumë të mirë. Mirëpo kur jemi te bashkëpunimi në nivel kombëtarë jemi dobët. Ne në Amerikë nuk kemi një shoqatë serioze kombëtare që mund të bëjë takime në Uashington, bie fjala që kishim më përpara. Unë mendoj që duhet një organizim më i mirë në nivel kombëtarë, në Gjermani në Zvicër ”, tha ai.
Kosmo në këtë intervistë me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu deklaroi se ka një bashkëpunim të mirë mes fondacionit “Global Albanian Foundation” dhe shoqatës “GERMIN” në Kosovë.
“Mendoj se arsyeja pse ekziston ky bashkëpunim është sepse ne diaspora jetojmë në vende të ndryshme të botës dhe nuk kemi shumë kohë. Fondacioni ‘Global Albanian Foundation’, bashkëpunon me shoqatën ‘GERMIN’, në Kosovë, kemi bashkëpunuar rreth katër vite bashkë. Ne kemi bashkëpunuar në dy drejtime. Një për të mbledhur fonde për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kemi bërë rreth 100 fushata të ndryshme viteve të fundit”, u shpreh ai.
Ndër tjerash Kosmo tha se tanimë ata kanë krijuar programin “OriginAL”, përmes të cilit bëhet lidhja mes diasporës të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë e vendeve tjera.
“Ne po ashtu kemi krijuar një program të quajtur ‘OriginAL’ dhe për këtë duhet të ketë tri mënyra të financimit një me filantropi, donatorë nga kompanitë e korporatat e po ashtu edhe me mbështetjen nga vetë shtetet nga Kosova dhe Shqipëria. Me këtë program ne kemi synuar te sjellim të rinj nga diaspora në Shqipëri dhe Kosovë për dy javë. Ka dy vite që po e organizojmë këtë udhëtim që përbëhet nga 40 persona, në Shqipëri dhe në Kosovë. Ky udhëtim është duke u realizuar tani”, ka treguar aktivisti Kosmo, në këtë intervistë për Telegrafin.
Se diaspora duhet të jetë e integruar në jetën politike të Kosovës dhe Shqipërisë e thotë edhe vetë Kosmo, por sipas tij nuk duhet të pritet që diaspora të vij e të rregullojë punët me ‘shkop magjik’.
Ai beson që në këto shtete nuk duhet të ekzistojë asnjë parti politike nga diaspora.
“Diaspora duhet të jetë e angazhuar në jetën politike të Kosovës dhe Shqipërisë. Unë bëjë pjesë në grupin që nuk besoj që diaspora mund të jetë shpëtimtare për Kosovën e Shqipërinë bie fjala. Mendoj që Kosovës dhe Shqipërisë i duhet edhe një politikan që vjen nga jashtë këtyre dy shteteve, pra nga diaspora. Nuk besoj që është mirë që këto shtete të kenë një parti politike që vjen nga diaspora, por kjo e fundit duhet patjetër e integruar me ngjarjet politike e shoqërore në këto vende”, ka përfunduar ai.
40 pjesëmarrësit e programit OriginAL nga java e kaluar kanë nisur udhëtimin e tyre unik, që për qëllim ka eksplorimin e rrënjëve shqiptare. Ky program do të zgjasë deri më 22 gusht.
Ndryshe, Mark Kosmo është një shqiptaro-amerikan me prejardhje nga Korça, aktivist, humanitar i çështjes kombëtare.
Ka vite që Kosmo drejton “Global Albanian Foundation” dhe së bashku me organizata tjera kanë punuar për të bashkëpunuar e promovuar vlerat e diasporës në Kosovë, Shqipëri e rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje