LAJMI I FUNDIT:

Shotani thotë se Drenica nuk e meritoi humbjen ndaj Llapit

Shotani thotë se Drenica nuk e meritoi humbjen ndaj Llapit

Drenica e ka nisur me humbje sezonin 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës, pasi është mposhtur 1-0 nga Llapi.

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Shotani ka thënë se skuadra e tij luajti mirë dhe nuk e meritoi humbjen.


“Mendoj që ka munguar vetëbesimi te lojtarët. Pak më shumë e respektuan kundërshtarin se sa veten”, ka thënë ai pa ndeshjes për Art Sport.

Llapi e nis sezonin e ri me fitore - triumfon si mysafir i Drenicës
Lexo po ashtu Llapi e nis sezonin e ri me fitore - triumfon si mysafir i Drenicës

“Ne prej fillimit kemi kërkuar të balancojmë lojën në mesfushë dhe të krijojmë raste nga krahët. Ne pësuam gol duke e lënë kundërshtarin të qëndrojë gjatë brenda zonës tonë. Krejt presioni i 90 minutave ka qenë të goli që pranuam”.

“Në pjesën e dytë patëm paraqitje të mirë, patëm fytyrë krejt ndryshe. Mungojë vetëm shënimi i golit”.

Fitoren ndaj Drenicës, Batatina ua dedikon "Legjendave"
Lexo po ashtu Fitoren ndaj Drenicës, Batatina ua dedikon "Legjendave"

“Mos të bëhem i tepërt, por Drenica nuk e meritoi humbjen në bazë të asaj që tregoj sidomos në pjesën e dytë. Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin”.

“Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, kampionati është i gjatë. Ne nuk do të japim fjalë të mëdha”, u shpreh më tej Shotani. /Telegrafi/