LAJMI I FUNDIT:

Macron nënshkruan protokollin për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Macron nënshkruan protokollin për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar sot protokollin që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen Aleancës Veri-Atlantike, është bërë e ditur nga zyra e liderit francez.

“Ky vendim që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen NATO-s, do të forcojë sigurinë e tyre para kërcënimeve që mund t’ju vijnë dhe do t’i kontribuojë qëndrimit të përbashkët dhe sigurisë evropiane”, u tha ndër tjera në kumtesën nga pallati presidencial, transmeton Telegrafi.


E njëjtë ka vepruar disa ditë më parë edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili nënshkroi protokollin për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në anën tjetër, paralajmërimi i këtyre dy vendeve nordike pati alarmuar Rusinë, e cila menjëherë filloi me kërcënime, megjithatë në fund gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.

Ndërkaq Turqia që në fillim kundërshtonte pranimin e këtyre dy vendeve si anëtare të NATO-s, pati nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që i hapi rrugës procesit të anëtarësimit.

Ky vendim është duartrokitur dhe mirëpritur nga liderët e vendeve perëndimore, duke bërë të ditur se veprimi i Turqisë dhe presidentit të këtij vendi Recep Tayyip Erdogan, është një veprim i mençur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori