LAJMI I FUNDIT:

U godit dhjetëra herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

U godit dhjetëra herë me thikë, Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

Shkrimtari Salman Rushdie akoma është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, vetëm dy ditë pasi është therur dhjetëra herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit derisa po mbante një fjalim në New York.

Në anën tjetër sulmuesi i tij është arrestuar dhe po akuzohet për tentimvrasje të shkallës së dytë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë mjekët kanë bërë të ditur se Rushdie është hequr nga intubimi dhe se po mund të flasë, pavarësisht plagëve të shumta që ia shkaktoi Hadi Matar, 24-vjeç nga New Jersey.


Publikohen pamjet e reja nga sulmi me thikë, momenti kur turma në sallë “neutralizojnë” sulmuesin e Salman Rushdie
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e reja nga sulmi me thikë, momenti kur turma në sallë “neutralizojnë” sulmuesin e Salman Rushdie

Rushdie, me origjinë indiane, është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

Autoritetet iraniane prej vitesh kishin urdhëruar vrasjen e tij për shkak të shkrimeve të shumta, e pas publikimit të lajmit se është therur me thikë, Teherani zyrtar ka njoftuar se duhet puthur dora personit që e ka sulmuar.

Ndryshe Rushdie prej vitesh ka qenë nën mbrojtjen e policisë, dhe ka jetuar me një identitet të rrejshëm që t’i shmang sulmet e mundshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori