Carlo Ancelotti ka njoftuar se do t’i japë fund karrierës kur të largohet nga Real Madridi
Trajneri legjendar italian Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se do t’i japë fund karrierës kur të largohet nga Real Madridi.
Ancelotti së fundmi ka mbushur 63 vjeç dhe në një intervistë për gazetën italiane Il Messaggero ka bërë të ditur se puna e tij te Reali do të jetë e fundit në karrierën e tij.
“Do ta përfundoj karrierën time te Reali, sepse besoj se duhet të largohem në kulm dhe Reali është kulmi i futbollit”, ka thënë Ancelotti.
Ancelotti nuk ka dashur të parashikojë se sa vite të tjera planifikon të qëndrojë në stolin e Real Madrid dhe kontrata aktuale e lidh atë me klubin madrilen deri në verën e vitit 2024.
Pas një karriere të shkëlqyer lojtari në Parma, Roma dhe Milan, Ancelotti u bë menjëherë në trajner dhe nga viti 1992 deri në 1995 ishte asistent në kombëtaren italiane.
Më pas ai drejtoi Reggiana, Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern, Napoli dhe Everton përpara se të kthehej në Real në 2021.
Në karrierën e tij ai fitoi pothuajse gjithçka që mund të fitohet, dhe gjashtë herë ishte kampion evropian, katër herë si trajner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urime trofeu i parë i Kupës së Kosovës për qytetarët e Suharekës, për të ardhmen do të shohim” – Daja flet pas finales
“Duam grupet e Ligës së Evropës” – presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi rrit pretendimet pasi fitoi dy trofe
Malisheva do të luajë në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251